“Mendoja se kishte përfunduar mosbindja në Kuvend”, Balla: Bërtit sa të duash Flamur!

AKTUALITET


Ka nisur me debat seanca e sotme plenare mes deputetëve të opozitës dhe të mazhorancës.

Ministri Taulant Balla u përfshi në një debat me demokratin Flamur Noka, duke i thënë “Mendoja e kishte përfunduar mosbindja në Kuvend”.

“Me radhë zoti Bardhi. Qetësohu, qetësohu! Të lutem! Kemi para një vendim të Gjykatës Administrativi dhe ky vendim nuk ka rrezuar thelbin. Ka konsideruar se përjashtimi është i ligjshëm, ka ulur masën. Tani se ju keni të drejtën tuaj që në rrugë të tjera ligjore, të vazhdoni të ndiqni çështjen që ngrini. Do hymë rrjedhën normale të punimeve të Kuvendin? Ne nuk diskutojmë kurrë vendimet e gjykatës. Nesër me sa di keni mbledhje të këshillit të legjislacionit.

Me zhurmë… mendoja se kishte përfunduar pjesa e mosbindjes. Bërtit sa të duash Flamur.”, u shpreh Balla.



Skip to toolbar