Emigrantët nisen drejt Gjadrit/ Erdhën me anijen “Libra”, përfundojnë kontrollet në Shëngjin

AKTUALITET


LEZHË- Ka përfunduar procesi i kontrollit dhe verifikimeve për tetë emigrantët nga Egjipti dhe Bangladeshi, që mbërritën mëngjesin e kësaj të premteje në Portin e Shëngjinit.

Aktualisht ata po transportohen me një autobus, i cili do t’i dërgojë drejt kampit të Gjadrit, sipas marrëveshjes së nënshkruar mes Italisë dhe Shqipërisë.

Ky është grupi i dytë që mbërrijnë në vend pas vendimit të gjykatës së Romës, e cila kërkonte kthimin e emigrantëve me arsyetimin se Egjipti dhe Bangladeshi, vendet e origjinës së tyre, janë të pasigurta.

Pas vendimit të gjykatës, qeveria italiane miratoi një dekret. Sipas këtij vendimi, në Shqipëri do të vijnë vetëm emigrantët burra nga vendet të sigurta që kanë pak gjasa për të fituar të drejtën e azilit./abcnews.al



Skip to toolbar