Biden dhe Trump do të takohen në Zyrën Ovale

BOTA


Presidenti i sapozgjedhur Donald Trump do të takohet me Presidentin Joe Biden në Zyrën Ovale të mërkurën. Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë Karine Jean-Pierre tha në një deklaratë se të dy do të takohen në orën 11:00 të mëngjesit me ftesë të Bidenit.

Një takim i tillë është i zakonshëm midis presidentit që po largohet dhe presidentit të ardhshëm dhe ka për qëllim pjesërisht të shënojë fillimin e një transferimi paqësor të pushtetit. Megjithatë, Trump nuk e priti Bidenin në vitin 2020, pasi ai e akuzoi atë për zgjedhje të manipuluara.

Gjithashtu edhe Zonja e parë e ardhshme Melania Trump është ftuar gjithashtu në Shtëpinë e Bardhë për t’u takuar me zonjën e parë Jill Biden, shkruan CNN, megjithëse është e paqartë se kur mund të ndodhë kjo.

Ndërkaq sipas sondazheve të brendshme të Shtëpisë së Bardhë, Trump ishte në rrugën e duhur për të fituar 400 vota elektorale në një garë kokë më kokë kundër Presidentit Biden.

Lajmi u zbulua nga Jon Favreau, një shkrimtar i dikurshëm i fjalimeve për ish-Presidentin Obama.

“Ne zbuluam se sondazhi i brendshëm i fushatës së Bidenit në kohën kur ata na thoshin se ai ishte kandidati më i fortë, tregoi se Donald Trump do të fitonte 400 vota elektorale. Vendimi i Joe Biden për të kandiduar sërish për president ishte një gabim katastrofik”, tha Favreau. Favreau akuzon ekipin Biden se kjo do të dëmtonte edhe më shumë pozitën e zëvendëspresidentes Kamala.



Skip to toolbar