Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj thotë se bashkimi i kësaj force politike ishte i domosdoshëm, pasi vendi rrezikonte të mbetej pa opozitë.
Në emisionin “Real Story” në ABC News, Gjekmarkaj u shpreh se George Soros ishte financues i reformës në drejtësi. Ndërsa analisti Mentor Nazarko deklaroi se roli i Soros ka qenë i kufizuar, teksa shtoi se reforma u votua nga 140 deputetë.
Agron Gjekmarkaj: Çdo lloj akti publik që është aty, mbetet aty, nuk kam ndërmend as të iki, as të justifikohem, as të fshihem. Është e vërtetë që kemi qenë në një konflikt që mund të ishte asgjesues për PD, fatmirësisht nuk rezultoi e tillë, është e kaluar e PD. I kemi sheshuar me ndërgjegjen, me njerëzit, me Sali Berishën, me strukturat e PD, kur kemi marrë këto vendime dhe jemi bashkuar. Është një bashkim që i duhet Shqipërisë, vendi po rrezikonte të m,mbetej pa opozitë. Është më e rëndësishme të ketë për vendin një opozitë e qortueshme. Ka qenë proces politik, këtu jemi për të folur për sfidat që ka vendi, që ka opozita. Trump i ka shpallur luftë departamentit të shtetit, i ka shpallur luftë Soros, dhe e meriton një transparencë shoqëria shqiptare, është financues i reformës në drejtësi.
Mentor Nazarko: Kur është miratuar reforma në drejtësi, ju ndoshta nuk keni qenë në parlament. Ajo është reformë në drejtësi, në lidhje me Soros të vendosim saktësisht piketat. Nga pikëpamja e politikës së DASH në Ballkan, Soros e ndihmon për orientimin e politikës amerikane në Ballkan. E ndiohmon në pikëpamje të ekspertizës. Reforma në drejtësi, është tekst kryesisht kushtetues. Ato nene që merren me reformën në drejtësi, janë nene të gjata, të hollësishme, që janë të paprecedenta, që janë miatuar me 140 vota, si kurrë më parë. Fillimisht në financimin e debatit, sjelljen e ekspertëve shqiptarë, të huaj. Rama merr meritën e vet, jo, nuk e solli Amerika. Roli i Sorosit ka qenë i kufizuar, i përcaktuar. Është përpjekje për ta personalizuar fajin te një emër.