Emigrantët lënë Gjadrin, kthehen në Itali/ Musk mbështet Melonin: Këta gjyqtarë duhet të ikin!

AKTUALITET


Elon Musk, njeriu më i pasur i botës që me kontributin e tij solli në pushtet Donald Trump dhe politikën e tij të ashpër anti emigracionit të paligjshëm ka dalur hapur në mbështetje Kryeminisistres Italiane Giorgia Meloni sa I përket përplasjeve të qeverisë së saj me Gjykatën e Romës.

Marrëveshja mes Shqipërisë dhe Italisë për emigracionin e paligjshëm e cila u konsiderua një marrëveshje model nga Bashkimi Europian, po merr tashmë vemendjen e të gjithë botës.

Njeriu më I pasur Elon Musk ka komentuar në një status në rrjetin Social X duke shkruar “Ata Gjyqtarë duhet të largohen nga detyra”, referuar dy vendimeve të dhëna nga Gjykata e Romës për të kthyer emigrantët e paligjshëm që mbërritën në Gjadër drejt Italisë.

Ndërsa Gjykata e Romës thotë se lista  e vendeve të Sigurta vendoset nga Gjykata Europiane e Drejtësisë, Elon Musk ka mbështetur qartë Dekretin e Qeverisë Italiane e cila kërkon të përcaktojë vetë se kush janë dhe kush nuk janë vende të sigurta.

Vëmendja e Elon Musk ndaj Marrëveshjes Shqipëri Itali për emigracionin e paligjshëm vjen në një kohë që flukset migratore dhe kërkesat e larta për Azil  janë një ndër problemet Kryesore jo vetëm të Bashkimit Europian, por gjithashtu edhe të Shteteve të Bashkuara.

Njeriu më i pasur i botës Elon Muks dhe Kryeministrja Italiane Giorga Meloni kanë një marrdhënie të mire me njëri tjetrin, dhe manjati i Teknologjisë është shprehur se ka për të është kënaqësi që të bashkëpunojë me Romën zyrtare mbi një sere çështjesh. Nga ana tjetër Musk I ka dhënë një vemendje të veçantë edhe Shqipërisë, duke ofruar shërbimet e Kompanisë së tij Starlink të internetit satelitor per vendin tone.



Skip to toolbar