SPAK kërkon dënimin e Vangjush Dakos për shpërdorim detyre në dy raste 4 vite burg. Për shkak të gjykimit të shkurtuar, SPAK kërkon që të dënohet me 2 vjet e 8 muaj burg
Prokuroria kërkoi që Ardian Bulku të cilësohet fajtor për falsifikim dokumentesh dhe të dënohet me 3 vjet, 2 vjet burg me gjykim të shkurtuar. Për Bulkun të pezullohet ekzekutimi i vendimit.
Prokurori i SPAK, Sotir Kllapi, theksoi se hetimi nisi në 2020 për “shpërdorim detyre” dhe bashkë me këtë çështje u bashkua dhe një hetim tjetër mbi procedurën e prokurimit për Promanade.
Sipas prokurorit Sotir Kllapi, të dyshuarit kanë paraqitur dokumente të rreme dy vjet pasi objekti ishte bërë. I pandehuri Vangjush Dako në bashkëpunim me Adhurim Qehajaj, nëpërmjet zbardhjes të vendimit të KRT, dy vjet pasi objekti kishte përfunduar, jo vetëm nuk ka marrë masa për zhvillimin e territorit, por edhe ka hapur legalizimit të paligjshëm.
Nderkohe Dako ndodhet nen masen arrest shtepie.
Prokuroria kërkon që Fatmir Ejupi, topograf, inxhinier të cilësohet fajtor për falsifikim stampash, formularësh dhe te dënohet me 3 vjet burg.
Po ashtu, është kërkuar që Fiqiri Farruku, të cilësohet fajtor për falsifikim vulash stampash e formularësh të dënohet me 3 vjet burg, ndërsa 2 vite për shkak të dënimit të shkurtuar.