‘The Guardian’ ndalon përdorimin e rrjetit social X

BOTA


Gazeta britanike The Guardian njoftoi se nuk do të përdorë më rrjetin social X për të postuar dhe promovuar përmbajtje për gazetën. Në deklaratën e saj, gazeta thekson “përmbajtjet shpesh shqetësuese të promovuara ose të vendosura në platformë”, e cila është në pronësi të Elon Musk.

“Ne besojmë se disavantazhet e pranisë sonë në X tani janë më të mëdha se avantazhet dhe se burimet mund të përdoren më mirë për të promovuar gazetarinë tonë diku tjetër,” tha gazeta.

“Fushata e zgjedhjeve presidenciale në SHBA shërbeu vetëm për të nënvizuar atë që kemi konsideruar për një kohë të gjatë: se X është një platformë mediatike toksike dhe se pronari i saj, Elon Musk, ka qenë në gjendje të përdorë ndikimin e saj për të formësuar diskursin politik.”, thuhet më tej në deklaratë, ndërsa bëhet e ditur se përdoruesit e X do të mund të jenë në gjendje të ndajnë artikujt e gazetës.



Skip to toolbar