Protesta e PD para bashkisë: Humb ndjenjat efektivi, panik mes qytetarëve

AKTUALITET


Një efektiv policie është ndjerë keq dhe ka humbur ndjenjat gjatë protestës së opozitës që po zhvillohej para Bashkisë së Tiranës.

Polici ka humbur ndjenjat teksa po fliste drejtuesi politik i PD për Tiranën, Belind Këlliçi.

Efektivi është shoqëruar nga kolegët drejt një automjeti të Policisë dhe më pas është transportuar drejt spitalit.

Momenti kur policit i ka rënë të fikët është shoqëruar me tensione dhe një situatë paniku mes të pranishmëve.



Skip to toolbar