Buxheti 2025, dy ditë seancë maratonë për 8.2 miliardë euro

Më të fundit


Kuvendi do të diskutojë në një seancë maratonë dy ditore, buxhetin e vitit 2025. Seanca është parashikuar të nisë sot në orën 10:00, ndërsa votimi do të bëhet të martën pasdite.

Vitin e ardhshëm, buxheti pritet që të jetë në shifrën e 8.2 miliardë lekëve, duke kapur kështu edhe shifrën më të lartë në historinë e vendit dhe që do të përdoret kryesisht për vijimin e reformave.

Në opinionin e saj Banka e Shqipërisë gjatë miratimit në parim të buxhetit në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave, e konsideron realist, por identifikon sektorët më problematikë që kërkojnë vëmendje të shtuar duke nisur nga kontratat e Partneritetit Publik Privat, planin e investimeve, por edhe skemën e pensioneve.

Ndryshe nga disa vite më parë, opozita nuk e ka bojkotuar në debatet në Komisione. Deputetet e opozitës, por dhe mazhorancës ngritën edhe shqetësime të tjera sa i përket buxhetit të viti 2025. Reformimi i pagave, luftimi i informalitetit, bujqësia por dhe siguria kibernetike duhet të marrin më shumë vëmendje vitin e ardhshëm, sipas tyre.

Një ditë më parë “Off the Record” nga Andrea Danglli në A2 CNN, deputetja socialiste Blerina Gjylameti shpjegoi se përse u deshën 11 qeverisje të socialistëve dhe një vit elektoral që buxheti i shtetit të kapte këtë shifër.

Ndërsa opozita e ka cilësuar si buxhet që shkon për projekte korrupsioni. Në një reagim të disa ditëve më parë Gazment Bardhi deklaroi se qeveria vazhdon dhe paguan inceneratorë që nuk ekzistojnë apo kontrata korruptive në shëndetësi, ndonëse qytetarët përballen me mungesën e ilaçeve.

Në orarin e votimit, opozita ka paralajmëruar një protestë, që ka për qëllim të ndalojë miratimin e buxhetit.



Skip to toolbar