Bonus për pensionistët/ Rama në Kuvend: Fond prej 100 milionë eurosh

AKTUALITET


Kryeministri Edi Rama deklaroi se do të ketë një bonus fundviti për pensionistët.

Në fjalën e tij në seancën plenare në Kuvend, Rama u shpreh se pensionistët që kanë pension deri në 20 mijë lekë, do marrin një bonus prej 150 eurosh.

Ndërsa pensionistët që kanë pension më të madh se 20 mijë lekë, do të marrin bonusin prej 100 eurosh.

“Në hyrje të kësaj fjale për pr/buxhetin 2025, dua ‘u përcjell të gjithë pensionistëve të Shqipërisë lajmin e mirë se në ditët në vijim qeveria do të clirojë një fond prej 100 milionë euro për bonusin e fundvitit. Ky bonus do të ndahet në dy shkallë, të gjithë pensionistët që kanë një pension deri në 20 mijë lekë, do të marrin tre fishin e bonusit të deri djeshëm, në masën prej 150 eurosh.

Ndërsa Pensionitët që kanë pension më të madh se 20 mijë lekë, do të marrin dyfishin e bonusit të viteve të mëparshme, përmes një bonusi në masën 100 euro. Ky dallim mes të parëve dhe të dytëve, nuk bëhet për t’u dhënë më pak atyre që kanë pensionin më të lartë, por për t’u dhënë më shumë atyre që kanë pension më të ulët.  “, theksoi kreu i qeverisë.



Skip to toolbar