Disa persona të maskuar hynë në mjediset e Kështjellës Windsor, pranë rezidencës mbretërore dhe vodhën automjete bujqësore ndërkohë që William Kate dhe fëmijët ishin në gjumë.
‘The Sun’, shkruan se vjedhja daton në 13 tetor, por lajmet për të kanë dalë vetëm tani. Sipas raportimeve dy burra u ngjitën në një gardh natën dhe përdorën një kamion të vjedhur për të thyer portën e oborrit mbretëror dhe për të vjedhur automjetet e fermës.
Burrat dyshohet se u arratisën me një kamion ferme dhe një mjet me katër rrota që ndodheshin në një hambar.
Porta e shkatërruar është disa minuta larg nga vila dhe familja mbretërore shihet rregullisht duke e përdorur atë, pasi është dalja më e afërt në shtëpinë e tyre.
Mbreti dhe bashkëshortja e tij Camilla nuk ishin në rezidencë.