Tifozët “ndezin” Tiranën, nisen drejt “Air Albania” me këngë e flakadane

Më të fundit


Vetëm pak orë na ndajnë nga starti i sfidës më të rëndësishme të këtij edicioni të UEFA Nations League.

Kombëtarja “Kuqezi” do të presë në orën 20:45, në mitikun e Tiranës, “Air Albania” Ukrainën në sfidën e xhiros së 6-të dhe të fundit të Grupit B1, megjithatë duket se në rrugët e kryeqytetit spektakli ka filluar para kohe.

Në prag të startit të ndeshjes Shqipëri-Ukrainë, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” ka nisur festa e tifozëve kuqezi, ku me këngë, brohorima e spektakël piroteknik me ngjyrat kuq e zi, tifozët po i drejtohen stadiumit për të ndjekur sfidën. /i.m /abcnews.al



Skip to toolbar