Grupi hetimor po heton disa pista në lidhje me vrasjen me pistoletë me silenciator të Klaudio Prendit, djalit të ish gjyqtarit të Gjykatës së Krimeve të Rënda pak pas mesnatës së 18 nëntorit në zonën e Xhamllikut në Tiranë.
Raportohet se pistat që po verifikohen nga grupi hetimor është dhe ajo e fajdeve dhe basteve sportive, përfshirë edhe lidhje me aktivitete dhe lidhje të dyshimta jashtë vendit.
Ka dyshime se persona të ndryshëm të kenë fituar shuma të mëdha parash në baste, të cilat Prendi nuk u ka shlyer.
Një ditë më parë, u raportua për një borxh prej 15 mijë eurosh. Madje ditët e fundit Prendi kishte pasur përplasje pasi nuk kishte kthyer borxhet ku është konfliktuar me grushte. Babai, ish-gjyqtari Fran Prendi ka thënë që ishte në dijeni që djali i tij kishte konflikte me të tjerë, por jo deri sa të përfundonte në atentat.