Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte është takuar në Florida me Presidentin e Zgjedhur Amerikan Donald Trump sipas një deklarate për shtyp të lëshuar nga Aleanca Veri Atlantike.
Në këtë deklaratë shkruhet se dy liderët diskutuan një sërë çështjesh të sigurisë Globale me të cilat po përballet NATO sot.
Në deklaratën e lëshuar nga Aleanca Veri Atlantike shkruher se Rutte dhe ekipi I tij u takuan gjithashtu me kongresmenin Mike Waltz, i përzgjedhuri I Trump për të qënë këshilltari I tij për sigurinë Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë si dhe anëtar të tjerë të ekipit të sigurisë kombëtare të presidentit të zgjedhur.
Mark Rutte i cili mori drejtimin e NATO-s në muajin tetor pasi kishte shërbyer për 14 vite si Kryeministër I Holandës njihet si një ndër liderët europian që ka pasur marrëdhënien më të mirë me Trump në mandatin e tij të parë si president I Shteteve të Bashkuara.
Takimi mes Kreut të Aleancës Veri Atlantike dhe Presidentit të zgjedhur Amerikan këtë të premte erdhi mes shqetësimeve gjithnjë e në rritje mbi sigurinë europiane dhe frikës për një përshkallëzim të mundshëm të Luftës Rusi Ukrainë.
Rutte ishte shprehur përpara takimit me Trump se ai do dëshironte të bisedonte me Presidenti e Zgjedhur Amerikan kërcënimet gjithnjë e në rritje që vijnë nga Kina, Rusia apo edhe Koreja e Veriut.
Donald Trump ka kërcënuar në vitin 2018 Aleatët Europian të NATO-s se Shtetet e Bashkuara do të largoheshin nga Aleanca Veri Atlantike nëse vendet e tjera nuk rrisnin shpenzimet e tyre ushtarake./ abcnews.al