“Po vjen koha e kthimit në atdhe”, Rama: T’i merrni për dore të vegjlit tuaj…

AKTUALITET


Sipas kryeministrit Edi Rama “fluksi” i emigrantëve shqiptarë drejt shteteve të huaja, sa vjen e ulet, duke theksuar se po vjen periudha e kthimit në atdhe.

“Baticës së gjatë të largimeve, për arsye që nuk kanë të bëjnë me ato që thuhen, por janë pjesë e trendit historik të lëvizjeve. Asaj batice po i afrohet fundi dhe koha e zbaticës e koha e kthimeve po vjen pak e nga pak. Unë dje takova një mjek që punon këtu në Londër, më tha dua të kthehem të punoj për Partinë Socialiste të 2030-ës, i thashë që politika është mision i vështirë. Më tha s’kam ça mendoj, tani dua të ndihem gjallë, në dispozicion dhe i dobishëm për më shumë sa jam mësuar të bëj. Të ktheheni për të pasur dy shtëpi, për të pasur atje një shtëpi të denjë për ëndrrën tuaj, për Shqipërinë dhe për ata të vegjlit që flasin shkëlqyem anglisht, kur t’i merrni për dore t’ju thonë: Dad, mom i am proud of you, I am proud of my country.”

Duke kërkuar votëbesimin, Rama theksoi se flamuri shqiptar do rreshtohet në Bruksel pranë familjes europiane.“Le ta vazhdojmë sëbashku këtë rrugë, të vetëdijshëm për të metat dhe gjithçka na mungon e që duhet ta adresojmë me forcën e bashkuar të mendjes e zemrës dhe ta ndajmë mendjen që flamurin e Ismail Qemalit e Skënderbeut, që na bën të këndojmë të gjithë sëbashku ta mbajmë çdo ditë në zemër e në mendje dhe të mos lejojmë askënd ta ulë poshtë, por ta rreshtojmë në oborrin e shtëpisë së familjes së bashkuar evropiane.”



Skip to toolbar