Brukseli fton Ramën dhe liderët e rajonit më 3 Dhjetor! Presidenti Antonio Costa synon përshpejtimin e integrimit

AKTUALITET


Presidenti i ri i Këshillit Evropian, Antonio Costa, do të mbledhë më 3 Dhjetor në një takim të veçantë në Bruksel, kryeministrin Edi Rama dhe 5 liderët e Ballkanit Perëndimor.

Ky takim do të jetë gjithashtu mundësi për të për t’u njohur personalisht me liderët e vendeve të rajonit, por edhe për të diskutuar rreth përgatitjes së një samiti të posaçëm të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, i cili do të zhvillohet më 18 Dhjetor në Bruksel.

Sipas burimeve diplomatike në Bruksel, Costa dëshiron të dërgojë sinjal me këtë takim se në punën e tij do ta ketë parasysh rajonin e Ballkanit Perëndimor si prioritet dhe se dëshiron të ketë raporte të rregullta me liderët e rajonit.

Është paralajmëruar jo zyrtarisht se në darkën e 3 Dhjetorit do të mund të jetë edhe përfaqësuesja a ardhshme e lartë e BE-së, Kaja Kallas, dhe komisionerja për zgjerim, Marta Kos.

Costa, ish-kryeministër i Portugalisë, do të nisë zyrtarisht mandatin në krye të Këshillit të dielën, më 1 dhjetor, pasi është emëruar në këtë pozitë si pasues i presidentit të deritashëm, Charles Michel.



Skip to toolbar