Bedri Hamza dhe Edi Rama takohen për 28 Nëntor: Kur Kosova dhe Shqipëria janë mirë, ma mirë janë të gjithë shqiptarët

AKTUALITET


Badri Hamza, kandidati i PDK-së për Kryeministër, ka takuar sot kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama.

Takimi i Hamzës me Ramën është realizuar në prag të festës së 28 Nëntorit.

“Qëndrojmë të bashkuar, siç kemi qenë gjithmonë, për ta nderuar trashëgiminë dhe për të punuar së bashku për të ardhmen tonë”, ka shkruar Hamza.

“Në Tiranë, takim me kryeministrin Edi Rama për festën e madhe të 28 Nëntorit. Qëndrojmë të bashkuar, siç kemi qenë gjithmonë, për ta nderuar trashëgiminë dhe për të punuar së bashku për të ardhmen tonë. Kur Kosova dhe Shqipëria janë mirë, #mamirë janë të gjithë shqiptarët, kudo që jetojnë”, ka thënë ai.

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për Kryeministër ka takuar gjatë ditës edhe presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj.



Skip to toolbar