Me një plumb në kokë, gjendet i vdekur krahu i djathtë i Elvis Demçes, trafikantit shqiptar që njihet si “Zoti i Drogës”

AKTUALITET


Është gjetur pa shenja jete në banesë Alessio Lori, i njohur si “Chiappa”, pjesë e grupit kriminal të shqiptarit Elvis Demçe.

Sipas mediave italiane ai është gjetur në një banesë që e kishte marrë me qira, ndërsa ka një plumb në kokë dhe sipas dyshimeve të para, mendohet se është vetëvrarë.

I riu ishte një emër i njohur për autoritetet italiane, me disa precedentë të mëparshëm penalë.

Lori ishte dënuar në shkallë të parë me 14 vjet burg, ndërsa akuzohej si pjesë e një organizate të trafikut të drogës, zhvatje, dhe zjarrvënie. Koka e grupit ishte Elvis Demçe, i njohur me nofkën “Zoti i Drogës”, aktualisht i arrestuar.

“Zoti i Drogës”, Elvis Demçe u arrestua në janar të vitit 2022, pasi në përgjime u zbulua se fliste me anëtarë të grupit kriminal për të ekzekutuar efektivë, gjyqtarë dhe prokurorë në Itali që hetonin për të shkatërruar klanin e tij.



Skip to toolbar