Balerini i njohur shqiptar tenton vetëvrasjen, hidhet nga kati i katërt

AKTUALITET


Balerini i njohur shqiptar, Eno Birko ka tentuar vetëvrasjen duke u hedhur nga kati i katërt i pallatit në kryeqytet.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:00 të mëngjesit të sotëm, në rrugën “Margarita Tutulani”, ku balerini i njohur Eno Birko, i cili për shumë vite ka qenë pjesë e skenës së Teatrit të Operas dhe Baletit, dyshohet se është vetëhedhur nga pallati.

Si pasojë, balerini 50-vjeçari ka marrë dëmtime dhe ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve.

“Më datë 03.12.2024, rreth orës 01:00, në rrugën “Margarita Tutulani”, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i katërt i pallatit, shtetasi E. B., 50 vjeç. Si pasojë ky shtetas është dëmtuar dhe ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve”, raporton policia.

Balerini ka folur disa herë publikisht lidhur me varësinë e tij ndaj alkoolit dhe luftën me depresionin, arsye të cilat e bën që për një periudhë të gjatë të shkëputej edhe nga skena e Teatrit të Operas dhe Baletit.

Megjithatë, ai rrëfeu në një intervistë në vitin 2016 se falë mbështetjes së familjes dhe miqve mundi t’i jepte fund “kësaj ëndrre të keqe”.



Skip to toolbar