Blendi Klosi do të jetë drejtuesi i ri politik i Partisë Socialiste për qarkun e Dibrës.
ABC News mëson se zyrtarizimi i Klosit do të bëhet të hënë, kur kryeministri Edi Rama ka parashikuar mbledhjen e Kryesisë.
Në Dibër, Klosi do të zëvendësojë Blendi Goxhen, i cili deri më tani ishte drejtues politik.
Ndër të tjera, Blendi Klosi mban edhe postin e Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Socialiste