“Përdorin tragjeditë për politikë”, Gjikondi: Fjalimet e Berishës janë përçarëse, të shëmtuara dhe vëllavrasëse

Më të fundit


TIRANË- Partitë politike, dhe sidomos opozita aktuale, ka përdorur tragjeditë e mëdha për të bërë politikë. Kështu u shpreh juristja Brizida Gjikondi, e ftuar në “Real Story” në ABC News.

Ajo theksoi se edhe vrasja e 14-vjeçarit të shkolla “Fan Noli” në Tiranë u shfrytëzua për politikë nga ana e opozitës.

“Jemi mësuar që kjo lloj politike është si hienat që gjithmonë përdorin tragjeditë për konsum politik. Edhe ajo që ka ndodhur me atë fëmijën në shkollë e përdoren politikisht”, tha ajo.

Ajo komentoi dhe analizoi ligjërimin e Sali Berishës, për të cilin tha se nxit urrejtje dhe vëllavrasje mes shqiptarësh. Në përgjithësi Berisha, ka një ligjërim skandaloz.

Fjalimet e Berishës janë vulgare, qesharake, emocionale, të shëmtuara, përçarëse, vëllavrasëse, aty nuk është se merr ndonjë ide. Kurse nga Berisha, në 30 vjet, ka futur frymën agresive dhe shantazhuese në fjalimet e tij.

Nuk mund të presësh që në një miell të tillë me krimba të bësh një bukë të re. Nga ai parlament patjetër kështu gjërash do ketë”, tha ajo./abcnews.al



Skip to toolbar