Organizata Botërore e Shëndetësisë ka njoftuar se do të dërgojë ekspertë në Kongo për të hetuar lidhur me një sëmundje që është shfaqur së fundmi.
Ekspertët e OBSH-së gjithashtu do të dorëzojnë ilaçe dhe komplete diagnostikuese të nevojshme për të ndihmuar në analizimin e situatës dhe shkaqeve që ka sjellë këtë sëmundje.
Sipas autoriteteve lokale thanë janë vrarë 143 njerëz gjatë muajit nëntor. Personat e infektuar me këtë sëmundje kanë shfaqur simptoma të ngjashme me gripin, duke përfshirë temperaturë të lartë dhe dhimbje koke të rëndë, tha Remy Sacchi, zëvendësguvernator i provincës Quango dhe ministri lokal i shëndetësisë Apollinaire Yuba.
Situata është jashtëzakonisht alarmante pasi numri i të infektuarve vazhdon të rritet, tha shefi lokal i shoqërisë civile Seforien Mandja, shkruajnë mediat e huaja./abcnews.al/