U dëmtua nga zjarri, Katedralja e Notre-Dame hap sot dyert për turistët pas pesë vitesh

BOTA


Katedralja e Notre-Dame në Paris, hap sot sërish dyert pas pesë vitesh. 

Ajo u dëmtua rëndë nga një zjarr që shkatërroi majën dhe çatinë e saj dhe pothuajse shkaktoi shembjen e plotë të saj.

Në ceremoninë e rihapjes së katedrales mesjetare 860-vjeçare, do të jenë të pranishëm presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Donald Trump, Princi i Britanisë William dhe dhjetëra krerë shtetesh dhe qeverish, duke përfshirë presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelensky.

Mijëra mjeshtra ekspertë, nga zdrukthëtarë dhe gurgdhendës deri tek artistët e xhamit, kanë punuar pa ndërprerje gjatë pesë viteve të fundit, duke përdorur metoda të lashta për të restauruar, riparuar ose zëvendësuar atë që ishte shkatërruar ose dëmtuar.

Guri i themelit të katedrales u vendos në vitin 1163 dhe ndërtimi i saj vazhdoi në shekullin pasardhës, ndërsa u restaurua dhe u shtua në shekujt XVII dhe XVIII.



Skip to toolbar