Dhjetëra borëpastruese po vijojnë pa ndërprerje punën për të hapur disa nga akset kryesore rrugore në veri të vendit.
Autoritetet raportojnë se në akset e Lotit 1, reshjet e borës vazhduan gjithë natën. Në Qafë-Thorë lartësia e borës arriti mbi 50 cm.
Bora e dendur e gjeti të mbuluar edhe aksin Tamarë–Vermosh mëngjesin e së hënës.
Vështirësi në qarkullim paraqitën edhe zonat e Bogës e Thethit, ku borëpastrueset siguruan kalimin pas ndërhyrjes në vend.