Arrestohet një tjetër pjesëtar i grupit kriminal që akuzohet nga autoritetet kosovare se fshihen pas laboratorit të drogës të ndërtuar në Pejë ku dhe u sekuestruan 1 ton kanabis
Në pranga ka rënë Mirjon Qokli. 27-vjeçari është arrestuar në Cërrik me qëllim ekstradimin në Kosovë.
Si rezultat i shkëmbimit të informacioneve dhe koordinimit të punës, ndërmjet Komisariatit të Policisë Cërrik dhe agjencive ligjzbatuese në Kosovë, u bë e mundur kapja dhe arrestimi me qëllim ekstradimin në Kosovë, i shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar Mirjon Qokli, 27 vjeç, banues në Cërrik. Gjykata Themelore e Pejës i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Kultivimi i bimëve të hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit” dhe “Blerja, posedimi dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, parashikuar nga Kodi Penal i Republikës së Kosovës.
Interpol Tirana po bashkëpunon me agjencitë ligjzbatuese në Kosovë, për ekstradimin e 27-vjeçarit.
Ndërkohë më herët u arrestuan Engjëllush Ibrahimi, Erion Etemaj e Albano Saliu.
Grupi i drogës së Pejës
Engjëllush Ibrahimi, i lindur më 04.08.1985, në fshatin Pojan – I arrestuar
Erion Etemaj, i lindur më 20.01.1990, në fshatin Shushicë – I arrestuar
Eldi Mykaj, i lindur më 06.12.1997, në fshatin Ballsh – Në kërkim
Albano Saliu, i lindur me datë 09.02.1991, Shqiptar – I arrestuar
Mirjon Qokli, lindur me datë 09.10.1997, Shqiptar – I arrestuar