Punimet ne aksin Elbasan– Qafe po ecin me ritme të shpejta. Zv. kryeministrja ka inspektuar punimet ndërsa tha se ky segment është shumë I rëndësishëm për ndërlidhjen rajonale.
Sipas zv. kryeministres krahas segmentit Punimet në aksin Elbasan-Qafë Thanë pjesë e korridorit të 8 po ecin me ritëm ndërsa po punohet njëkohesisht në disa lote.
Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ndoqën ecurinë e punimeve në lotin 3 pranë Urës së Murrashit në zonën e Librazhdit.
Sipas zv.kryeministres një komponent tjetër i korridorit të VIII është edhe ndërtimi i linjës hekurudhore, një projekt për të cilin Qeveria Shqiptare ka avancuar ndjeshëm.
Duke qenë një projekt ndërkufitar është duke u punuar nga të dyja vendet, Shqipëri dhe Maqedoni e Veriut, ku do të ndërtohet edhe një pikë e re kufitare. Loti 3 ka një gjatësi prej 2.36 kilometra./abcnews.al