Depolitizimi i administratës zgjedhore/ KQZ: Partitë nuk mund të përjashtohen nga administrimi i zgjedhjeve

AKTUALITET


Kur na ndajnë vetëm 5-muaj nga zgjedhjet e ardhshme parlamentare, kryekomisioneri Ilirjan Celibashi thotë se partitë politike nuk mund të përjashtohen nga administrimi i zgjedhjeve pasi depolitizimi i plotë mund të çonte në mosnjohje të rezultatit.

Perveç atyre politike, Celibashi thotë se duhet të shtohen edhe komisionerët jopolitike teksa vota e emigrantëve do të numërohet në KQZ. Këto deklarata Celibashi i bëri në tryezën e depolizimit të administratës shtetërore, ku i pranishëm ishte edhe Sasa Zagorc. Ai theksoi rendësinë e pavarësisë së administratës shtetërore teksa tha se Komisioni i Venecias do të asistojë Shqipërinë me opinionin, nëse do duhen ndryshime në kod pas zgjedhjeve.

Administrata zgjedhore profesionale dhe e pavarur është e rëndësishme për zgjedhje të lira dhe të drejta. Partitë politike duhet të përfaqësohen në mënyrë të barabartë. Tashmë që zgjedhjet janë afër është mirë që mos ketë ndërhyrje në kod dhe në momentin që mblidhet parlamenti i ri ne do të ndihmojmë me opinion.

Si Komisioni i Venecias, ashtu edhe Këshilli i Europës dhe OSBE, hodhën idenë e një qendre të përhershme në KQZ për trajnimin e komisionerëve dhe numëruesve./abcnews.al



Skip to toolbar