Çështja Xhaçka/ Felaj: ‘Venecia’ konfirmoi qëndrimin e PS, Kuvendi ka shënuar një fitore

Më të fundit


Anëtarja e Komisionit të Ligjeve, Ermonela Felaj u shpreh për ‘ Real Story’ se vendimi i Komisionit të Venecias konfirmoi qëndrimin e PS. Sipas saj, ky opinion i sotëm ka bërë që Kuvendi të shënoj një fitore. Gjithashtu ajo parashtroi dy mënyra sesi mund të vihej në lëvizje kjo çështje.

“Ne në fakt me këtë opinion kemi ardhur në fund të një diskutimi sepse bëhen gati 2 vjet që Kuvendi ka qenë i përfshirë në diskutime lidhur me deputeten Xhaçka. Filloi si një diskutim në Këshillin e Rregullores dhe Mandateve të Kuvendit. Mbasi që dolën dy vendimet e Gjykatës Kushtetuese në janar të vitit të kaluar, u vë ne lëvizje këshilli i legjislacionit që ka përfaqësim ndërpartiak dhe ky këshill duhet të shikoj përmbajtjen e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese. Kanë qenë këto diskutime që bën të mundur marrjen e opinionit të një eksperti kushtetues si profesor Krenar Loloci që u përgjigj pyetjeve të opozitës dhe mazhorancës. Së pari mua ky opinion profesionalisht më ka dhënë kënaqësi sepse nëse i kthehemi diskutimeve sigurisht që kemi ruajtur ato qëndrime që i shoh të konfirmuar nga Komisioni I Venecias. Nëse flas si një deputete, si e zgjedhur e Kuvendit dhe mendoj që është gjëja më e mirë, Kuvendi ka shënuar një fitore dhe nuk ka asgjë për tu çuditur sepse kemi një sistem parlamentar, debatet e ndihmojnë të konsolidohet, por dhe Kuvendi ka fituar që të mos i cënohen asnjë nga targerat që janë të definuar në kushtetutë.

Si mund të vihej në lëvizje kjo cështje? Ka dy mënyra. Mënyra e parë është Kuvendi që ja nis Gjykatës Kushtetuese në bazë të mocionit ose 1/10 të deputetëve. Mënyra tjetër lidhet me nje nen tjetër që lidhet me rrethin e subjekteve që vënë në lëvizje Gjykatën Kushtetuese. Një nga subjektet që për rastet e papajtueshmërisë së deputetëve e vë në lëvizje Gjykatën Kushtetuese është 1/5 e deputetëve.

Kush janë këto subjekte? Gjenden dhe 1/5 e deputetëve mund t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese për papajtueshmëritë e deputetëve duke marrë parasysh që Gjykata Kushtetuese ka juridiksion për rastet kur mendohet që deputeti po fiton pasuri nga të ardhura nga shteti. Komisioni i Venecias ka thënë që Gjykata Kushtetuese çështjen Xhaçka e ka pasur në shqyrtim, por e ka pushuar këtë çështje. Kanë qenë këto dy momnete që na vunë përpara pamundësisë për të kuptuar se cfarë do të thoshte Gjykata Kushtetuese.” / abcnews.al



Skip to toolbar