“Xhaçka” në “Venecia”/ Felaj: Donim të kuptonim përmbajtjet e vendimeve nga Kushtetuesja. Konflikti filloi…

Më të fundit


Deputetja e Partisë Socialiste, Ermonela Felaj thotë se mazhoranca iu drejtua Komisionit të Venecias, lidhur me mandatin e deputetes Olta Xhaçka, për të kuptuar përmbajtjet e vendimeve të dhgëna nga Gjykata Kushtetuese.

Në emisionin “Real Story” në ABC News, Felaj u shpreh se Gjykata Kushtetuese bëri normë të re, gjë e cila nuk është e drejtë.

“E lejon rregullorja e Kuvendit, këtë lloj komunikimi. Këtë raport, Këshilli i Legjislacionit, që t’ia vërë në dispozicion Gjykatës Kushtetuese. Gjykata Kushtetuese edhe mund t’i qasej këtij dokumenti publik. Nuk mendoj që ka ndodhur kjo gjë. Nuk di të jap përgjigje për këtë pjesë. E mira do ishte që ky lloj komunikimi të vendosej dhe të ekzistonte si i tillë. Çështjet që ka diskutuar Komisioni i Venecias është dy, për mandatin e deputetit, që është i pavarur, i pandikuar që ushtron të drejtën e votës, ndërkohë që ka diskutuar edhe për fuqinë detyruese të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, e cila nuk është vënë në diskutim, edhe ne nuk e kemi vënë në diskutim. Ne kërkuam të kuptojmë përmbajtjet e atyre vendimeve.

Ne iu drejtuam ekspertit kushtetuese, për të kuptuar se çfarë raporti do t’i çonim Kuvendit të Shqipërisë. Nuk i jemi drejtuar Gjykatës Kushtetuese. Kuvendi është i lirë të votojë kur Kushtetuta ia ka dhënë të drejtën të vendosë. Kuorumi është i detyrueshëm për të pasur 71. Shumica e thjeshtë do të thotë që më pak se 71 mund të votosh. Është tagër i Parlamentit për të vendosur për këtë çështje. Është një pakicë tjetër, 1/5 mund ta vërë në lëvizje Gjykatën Kushtetuese, por ama për këtë çështje. Gjykata Kushtetuese hyri në një territor që nuk ishte e saj. E bëri fakt, krijoi normë të re. Gjykata Kushtetuese nuk ka të drejtë të bëjë normë. Është e drejtë e Kuvendit. Gjykata Kushtetuese nuk përfaqëson pushtetin legjislativ, as ekzekutiv. Këtu filloi konflikti ynë, le ta quajmë kështu”, theksoi ajo./abcnews.al



Skip to toolbar