Nga Qendra Kombëtare e Biznesit nuk do të ofrohen më shërbime në sportel.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Këshilli i Ministrave përmes një njoftimi, ku thuhet se këto shërbime do të ofrohen vetëm online nëpërmjet portalit E-Albania.
Ky vendim ka hyrë në fuqi pas borimit në fletoren zyrtare dhe pritet të vihet në zbatim gjatë këtyre ditëve.
Kujtojmë se qeveria socialiste ka theksuar se shumë prej shërbimeve në zyrat e shtetit do të zëvendësohen me shërbime online përmes portalit E-Albania.
Njoftimi:
PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË VENDIMIN NR. 391, DATË 3.5.2017, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PËRCAKTIMIN E PROCEDURAVE TË REGJISTRIMIT DHE TË PUBLIKIMIT NË QENDRËN KOMBËTARE TË BIZNESIT”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 76, të ligjit nr. 9723, datë 3.5.2007, “Për regjistrimin e biznesit”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Këshilli i Ministrave Fletorja Zyrtare Viti 2024 – Numri 206 Faqe|22205
VENDOSI:
Në vendimin nr. 391, datë 3.5.2017, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e procedurave të regjistrimit dhe të publikimit në Qendrën Kombëtare të Biznesit”, të ndryshuar, bëhen ndryshimet dhe shtesa e mëposhtme:
I. Në kreun I, “Organizimi i sporteleve”, bëhen këto ndryshime:
1. Titulli i kreut “Organizimi i sporteleve” zëvendësohet me “Portali “e-Albania””.
2. Pika 2 ndryshohet, si më poshtë vijon: “2. Aplikimi për regjistrim në Qendrën Kombëtare të Biznesit (QKB) bëhet pranë portalit “e-Albania”.
3. Pika 3 shfuqizohet.
II. Në kreun II, “Kërkesa të përgjithshme të aplikimit”, bëhen këto ndryshime:
1. Në pikën 5, fjalët “… pranë QKB-së …” hiqen.
2. Në pikën 6, fjala “… paraqesin …” zëvendësohet me fjalët “… ngarkojnë elektronikisht…”.
III. Kreu III, “Procedurat e aplikimit pranë sportelit qendror dhe sporteleve të shërbimit në territor”, që përbëhet nga pikat 10 deri në 23, shfuqizohet.
IV. Në kreun V, “Procedurat e vlerësimit të aplikimit”, bëhen këto ndryshime:
1. Në pikën 33, fjalët “… pikës 23 apo …” hiqen.
2. Pika 34 ndryshohet, si më poshtë vijon:
“34. Nëpunësi i autorizuar (regjistruesi) i QKBsë verifikon me hollësi nëse aplikimi dhe dokumentet shoqëruese janë në përputhje me kërkesat e pikës 1, të nenit 54, të ligjit, të regjistrimit të biznesit, si dhe verifikon veprimet e kryera nga personi i autentifikuar elektronikisht.”.
3. Në pikën 41, fjalët “… III ose …” hiqen.
4. Në shkronjën “b”, të pikës 44, fjalët “… III ose…” hiqen.
V. Në kreun VI, “Dispozita për njoftimin e vendimeve”, bëhen këto ndryshime:
1. Pika 46 ndryshohet, si më poshtë vijon: “46. Çdo vendim i QKB-së në lidhje me miratimin, pezullimin apo refuzimin e aplikimit i njoftohet në mënyrë elektronike aplikantit në portalin “e-Albania”, si dhe në faqen zyrtare të QKBsë, jo më vonë se 1 (një) ditë nga data e paraqitjes së aplikimit.”.
2. Pikat 47 dhe 48 shfuqizohen.
3. Në pikat 50 dhe 51, fjala “… të paraqesë …” zëvendësohen me fjalët “… të ngarkojë elektronikisht në portalin “e-Albania” …””.
VI. Në kreun VII, “Dispozita për publikimin elektronik dhe marrjen e informacionit”, bëhen shtesa dhe ndryshimet e mëposhtme:
1. Në pikën 54, pas fjalëve “… në faqen zyrtare të internetit të QKB-së …” shtohen fjalët “… si dhe në portalin “e-Albania” …”.
2. Pikat 55 dhe 56 ndryshohen, si më poshtë vijon:
“55. Çdo person i interesuar, pa qenë i detyruar të identifikohet, mund të kryejë kërkime në të dhënat e publikuara nga QKB-ja në faqen zyrtare për çdo të dhënë të regjistruar, me përjashtim të adresës së banimit të individëve. Këto kërkime mund të kryhen elektronikisht në faqen zyrtare të QKB-së.
56. Çdo person ka të drejtë të marrë, në formatelektronik, ekstrakte për të dhënat e regjistruara të çdo subjekti. Gjithashtu, çdo person mund të marrë, në format shkresor, kopje të dokumenteve shoqëruese, të depozituara në regjistër, kundrejt pagesës së tarifës përkatëse.”.
3. Pikat 57, 58, 59 dhe 60 shfuqizohen.
VII. Në kreun X, “Procedurat e korrigjimit të gabimeve”, pika 70 ndryshohet, si më poshtë vijon:
“70. Aplikimi për korrigjimin e gabimit mund të bëhet on-line nga subjekti, të cilit i përkasin të dhënat, nëpërmjet portalit “e-Albania”.”
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.
KRYEMINISTËR
Edi Rama