Manastirliu-Zhupës: Kërkove interpelancë për fëmijët dhe përdore gjuhë të turpshme

AKTUALITET


Ka nisur interpelanca e thirrur nga deputetja Ina Zhupa me ministren e Arsimit Ogerta Manastirliu në lidhje me vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani pranë shkollës Fan Noli.

Manastirliu iu drejtua deputetes demokrate se mënyra se si po e trajtojnë këtë cështje, tregon se nuk ka ndjeshmëri për një ngjarje kaq tragjike, ndërsa e “akuzoi” se gjithçka po e përdor për “karrige”.

Minstrja i kujtoi Zhupes fjalorin qe kjo e fundit perdori ne seancen e kaluar, kur parashtroi interpelancen.

“Dua të përsëris qëndrimin që kam mbajtur që para pak minuta pas ngjarjes tragjike. Pretendimi që nuk kam reaguar është gënjeshtër e juaja. Fola nga foltorja dhe me qëndrim zyrtar.

Nuk do të isha marrë fare por meqë po flasim për edukimin, është e nevojshme të të vijë përpara retorikës që ke përdorur në këtë sallë. Je në hall për një karrige.

Do ta vlerësoja nëse shqetësimi juaj do të ishte i sinqertë. Kanosja me fjalë është shembulli më i keq që mund të japim.


Të shfrytëzosh dhimbjen e të tjerëve do të thotë të esh ndjeshmërinë në nivele të papërfillshme”,
 tha ajo.

Kujtojme se ne seancen e kaluar Zhupa e quajti ‘kone’ Erion Braçen dhe kaloi në ofendime duke i thënë “O Erjon t’u rrit boja, sa shumë m** të ha goja”. Ky fjalim i Zhupës të parin irritoi vetë Braçen teksa Elisa Spiropali u detyrua te anulojë seancën.



Skip to toolbar