“Sterilizimi”, 9 orë seancë maratonë/ SPAK kërkon kalimin e dosjes për gjykim, të pandehurit kërkojnë pushimin e çështjes

AKTUALITET


Ka përfunduar pas një seance maratone seanca paraprake për dosjen e sterilizmit të pajisjeve kirurgjikale.

Gjatë seancës që ka zgjatur me shumë se 9 orë ka pasur debate nga ana të pandehurve që kanë pretenduar se prokuroria nuk ka prova për implikimin e tyre.

Biznesmeni Ilir Rrapaj ka mohuar akuzat e prokurorisë, por ka pranuar njohjen me ish-ministrin Ilir Beqaj. Në seancë pas shumë debatesh mes palëve në përfundim të pandehurit kanë kërkuar pushim të çështjes, por në rast se gjykata vendos kalimin për gjykim ata kanë kërkuar që të gjykohen me procedurën e gjykimit të shkurtuar.

I vetmi që ka kërkuar gjykim të zakonshëm është ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj. Prokuroria e posaçme i ka qëndruar serish, kërkesave të saj për kalimin e dosjes për gjykim pasi sipas tyre ka prova të mjaftueshme për të mbështetur akuzën.

Gjykata do të shpallë vendimin më datë 29 dhjetor në orën 09:30./abcnews.al



Skip to toolbar