Macron emëron François Bayrou si kryeministrin e ri të Francës

BOTA


Presidenti francez, Emmanuel Macron ditën e sotme ka marrë vendimin dhe ka emëruar kryeministrin e ri të vendit pas disa ditësh shtyrjesh së vendimit. Macron më parë kishte informuar fillimisht François Bayrou se nuk do të ishte kryeministri i ri por pas një takimi dy orësh ai u ftua të merrte postin e lënë nga Barnier. 

Presidenti francez ka telefonuar François Bayrou herët këtë mëngjes për ta informuar për vendimin e tij. Bayrou shkoi në Elysee pak kohë më vonë dhe pati një diskutim me Macron për rreth një orë e 45 minuta.

Pallati Élysée njoftoi se Bairou i është besuar detyra për të formuar një qeveri të re. Ai është kreu i katërt i qeverisë në Francë pas rizgjedhjes së Emmanuel Macron në prill të 2022. Pas njoftimit të emërimit të François Bayrou, presidenti i Alarm Kombëtar, Jordan Bardela theksoi se aty nuk do të ketë asnjë censurë paraprake ndaj kreut të ri të qeverisë.

“Vijat tona të kuqe mbeten, nuk ndryshojnë”, tha ai. Bardella më pas sulmoi Macronin, duke e quajtur atë një president frikacak që zgjodhi një kryeministër të ri, i cili duhet të marrë parasysh situatën e re politike.



Skip to toolbar