Arrestohet aktori Rezart Veleshnja! I mori makinën shokut dhe e shiti për 200 mijë lekë…

AKTUALITET


Policia në Durrës ka ndaluar aktorin e humorit Rezart Veleshnja, shkruan Shqiptarja.com

Sipas raportimeve të gazetarit Sokol Dema, Rezart Veleshnja ia ka marrë makinën një mikut të tij në mirëbesim dhe ia ka shitur dikujt tjetër për 2 milionë lekë të vjetra.

Pronari ka bërë denoncim në polici dhe brenda pak orësh është sqaruar se Veleshnja e kishte shitur dhe është arrestuar për mashtrim.

‘Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës ndaluan shtetasin R. V, banues në Tiranë, pas me anë të mashtrimit, i ka marrë një automjet, shtetasit Y. T., dhe më pas e ka shitur’, thotë policia.



Skip to toolbar