Ish-kryeministri italian: Kampi i Gjadrit të shndërrohet në burg për shqiptarët e dënuar në Itali!

AKTUALITET


Ish kryeministri i Italisë, Matteo Renzi, ka bërë një propozim lidhur me qendrat e emigrantëve të ngritura në Shqipëri, nga marrëveshja mes dy kryeministreve Edi Rama dhe Giorgia Meloni.

Në një deklaratë të publikuar së fundmi, Renzi ka sugjeruar që qendra e emigrantëve në Shqipëri të transformohet në një burg për shqiptarët e dënuar në Itali, të cilët kanë pasaportë shqiptare.

“Së bashku duhet të ndalojmë së shpenzuari paratë e italianëve kot. Kampin e emigrantëve në Shqipëri mund ta transformojmë në një burg për të dënuarit shqiptarë që ndodhen aktualisht në Itali,” u shpreh Renzi.

“Të tjerët vetëm kritikojnë dhe përdorin slogane; ne ofrojmë alternativa konkrete. Çfarë mendoni, a do të na dëgjojnë këtë herë?”, shtoi ai duke kritikuar kundërshtarët e tij politikë.

Propozimi i Renzit pritet të ngjallë debate të shumta, si në Shqipëri ashtu edhe në Itali, duke qenë se prek tema të ndjeshme si emigracioni dhe marrëdhëniet mes dy vendeve.



Skip to toolbar