Merkel: S’e prisja që Putin ta pushtonte Ukrainën, të mos e lejojmë të fitojë

BOTA


Rusia ka sulmuar mbrëmjen e djeshme Ukrainën më 49 dronë ku 27 prej tyre u rrëzuan nga mbrojtja ajrore e Kievi ndërsa 19 të tjerët nuk arritën dot objektivat e tyre.

Forcat Ajrore të Ukrainës kanë raportuar se mjetet ajrore pa pilot, u shkatërruan në rajonet Chernihiv, Sumy, Cherkasy, Khmelnytsky, Kharkiv dhe Dnipro ndërsa 3 dronë ende po fluturojnë në hapsirën ajrore të vendit.

Duke nisur nga kjo sitautë, ish-kancelarja gjermane Angela Merkel është pyetur nëse priste që Rusia të pushtonte Ukrainën.

“Jo, nuk e prisja. Prisja që Putini do të vazhdonte të sulmonte Ukrainën në një farë mënyre, ndoshta në Donbass, por nuk do ta prisja kurrë që ai do të sulmonte të gjithë Ukrainën me këtë brutalitet”, u shpreh ajo.

Ajo gjithashtu ka shprehur mendimin se Putin nuk mund ta fitojë luftën, ndërsa bota do të mbështesë Ukrainën.

“Ne nuk duhet të lejojmë Putinin të fitojë këtë luftë. Nuk është e mundur për Ukrainën, e cila duhet të mbetet një shtet autonom dhe siguria jonë është e lidhur me këtë. Prandaj, Putini nuk mund të fitojë dhe ne duhet të mbështesim Ukrainën”, tha ish-kancelarja gjermane Merkel.



Skip to toolbar