Diplomacia amerikane në aksion, Blinken vendos kontakte të drejtpërdrejta me rebelët e HTS

BOTA


SHBA ka vendosur “kontakt të drejtpërdrejtë” me rebelët që tani kontrollojnë Sirinë pas rrëzimit të regjimit të Asadit, tha Sekretari i Shtetit Antony Blinken.

Hayat Tahrir al-Sham, të cilin SHBA aktualisht ende e cilëson si një organizatë terroriste, mbetet në fakt organizata e parë me të cilën Shtetet e Bashkuara po kontaktojnë zyrtatrisht. Blinken bisedoi me përfaqësues nga disa vende arabe, Turqia dhe Evropa për të diskutuar të ardhmen e Sirisë. Zyrtarët ranë dakord të mbështesin një proces tranzicioni paqësor në vend, me ministrin e jashtëm të Jordanisë duke thënë se fuqitë rajonale nuk donin ta shihnin Sirinë “të shkonte në kaos”.

Një komunikatë e përbashkët bëri thirrje për një qeveri siriane gjithëpërfshirëse që respekton të drejtat e pakicave dhe nuk ofron një bazë për “grupet terroriste”.



Skip to toolbar