‘Thirrjet e Berishës ndaj ambasadave janë terroriste’/ Çupi: Ja ku ndryshon rasti Grubi me Berishën

Më të fundit


Analisti Frrok Çupi i ftuar në ‘Real Story’ bëri një analizë lidhur me diferencat mes rastit ‘Grubi’ në Shkup dhe ‘Berishës’ në Tiranë. Sipas tij, Berisha ka dominuar drejtësinë këto 30 vite dhe se mazhoranca e ka shpallur ‘ të paprekshëm’. Ai solli në fokus thirrjet e Berishës ndaj ambasadave ku i cilësoi si thirrje terroriste.

“ Ka një diferencë mes një vendi fqinj dhe këtij vendi këtu, një qeverie atje me këtë, një drejtësie atje dhe këtu, një personaliteti politik, vjen për disa arsye. Mund të të numëroj tre arsye.

E para ky këtu dhe Grubi në Shkup janë dy persona të ndryshëm, të agresivitetit të rrezikshmërisë dhe ushtrisë që kanë rrotull. Nënkryeministri I Shkupit është i korruptuar dhe Sali Berisha ka 30 vjet që korrupton. Ka një arsenal pasurie, militantësh që e kanë provuar që mund t’i vënë zjarrin vendin. Grubi nuk e ka këtë. Nëse Grubi ka një influencë dhe ka disa shqiptarët që e ndjekin, në krye të partisë nuk është vetë. Ne nuk e dijmë cilën pjesë të Maqedonisë ka zgjedhur ti fus kancerin.

Berisha ka zgjedhur drejtësinë. Berisha ka 30 vjet që ka dominuar drejtësinë, në mënyrë intensive aq sa e bija është gishti që lëviz gjithçka brenda drejtësisë. Është Argita që helmon sistemin e drejtësisë, në fakultetin e drejtësisë nuk duhet të jetë asnjë sekondë. Por kemi parasysh që gjithçka që ndodh në SPAK dhe në sistemin tjetër të drejtësisë është dora e Argitës.

Një çështje që bën dallim mes Shkupit dhe Tiranës është që mazhoranca në Shqipëri e ka shpallur të paprekshëm Sali Berishën domethënë dje dhe pardje Sali Berisha ka bërë thirrje terroriste për të sulmuar ambasadën. Të kalojë në heshtje kjo gjë nuk sjell shpresë për drejtësinë. Këto akte janë përsëritur herë pas here me Sali Berishën që ka sulmuar për të vrarë anëtarë të partisë, dogjën selinë e PS. Më thoni cili gjykatës e ka thirrur, cila polici e ka tërhequr zvarrë? C’jemi ne qytetarët e tjerë?” / abcnews.al



Skip to toolbar