Rasti Grupi, si reagim i drejtë/ Nazarko: Ish-zëvendëskryeministri shqiptar në RMV u dënua, ishin amerikanët që sollën këtë lëvizje

Më të fundit


Ish-zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, nga radhët e BDI-se, Artan Grubi, së fundi u fut në Listë të Zezë të SHBA-së për korrupsion. Kjo bëri që të dorëhiqet nga politika.

Analisti Mentor Nazarko në emisionin “Real Story” në ABC News u shpreh se ishin amerikanët të cilën që vunë në lëvizje autoritetet dhe që më pas zhvillimet dhe hetimet sollën vendimin e futjes së Grupit në listën e zezë të SHBA.

“Mund të ketë një përparim të drejtësisë përkundrejt zotit Berisha, të paprekshmëve të tjerë, për t’i dhënë besueshmëri proceseve të tjera. Ekspertët që rrinë në katin më të lartë të SPAK, le ta përfytyrojmë që ka determinizëm në organet e drejtësisë. Për të fituar besueshmëri ndoshta do të duhet më shumë maturi, mund të jetë ky një shkak përse kemi këtë vetëpërmbajtje të organeve të drejtësisë”, tha ai, duke shtuar:

“Kur shkon puna tek Maqedonia e Veriut, duhet pasur parasysh se kur ata që linin detyrën shkonin në shtëpitë e tyre dhe nuk ishin më të pranishëm në jetën publike. Gruevski u detyrua që të ikte, në një ikje të turpshme. Gruevski është ende sot i pranishëm me një fraksion të rëndësishëm në qeverinë e Mickovskit. Këtu ndërlidhemi te çështja Grupi. Grupi u dënua, ishin amerikanët që e vunë këtë lëvizje, sepse tentoi që Miallkovit ta lironte…në mënyrë të tillë që me kthimin e një pjese të figurave të tjera të kishte përçarje.

Në këtë pikëpamje jemi mbrapa Maqedonisë së Veriut. Edhe Berisha po luan me shantazh të fuqishëm, për të krijuar një fabul të ngjashme me Trump, dhe Rama në njëfarë mënyrë po tallet…PS me gjithë goditjet që merr nga sistemi i drejtësisë do që t’i japë vetes komoditetin me një opozitë të tillë”, tha më tej Nazarko./abcnews.al/



Skip to toolbar