TIRANË- Analisti Martin Leka, i ftuar në “Real Story”, komentoi deklaratën e ambasadës amerikane, e cila tha sot se SHBA nuk bashkëpunojnë me njerëz të shpallur “non grata”, si në rastin e Sali Berishës.
Ai theksoi se premtimet e Berishës për shqiptarët dhe për rritjen e pagave dhe pensioneve ngjajnë me thesin e “gënjeshtrave të dhjetorit”, që prindërit bëjnë kryesisht me fëmijët.
“Edhe vetë nuk i beson në fakt, por ai shpreson se këto do t’i besojnë njerëzit, jo vetëm militantë, por shpreson ta besojnë njerëzit e elektoratit gri. Padyshim që të gjitha premtimet e Berishës, sidomos tani në dhjetor, janë as më pak dhe as më shumë sesa ato gënjeshtrat që u bëjmë për vit të ri në atë thesin e fëmijëve për vitit të ri, askush nuk i beson, nuk i beson as vetë Berisha, sepse ku do t’i gjejë Berisha paratë . Për deputetët, e dinë, është e njëjta situatë, në kushte anonimati, një deputet i PD më tha shprehimisht pas një emisioni se ne po mos të më dalim në foltore kur të na bëjë shenjë doktori ose shefi i grupit, ne nuk jemi deputetë. E kupton se në çfarë situatë ndodhet PD”, tha ai.
Më tej, Leka shprehet se reagimi i të dërguarës së SHBA, Nancy VanHorn, ka ardhur në një kohë kur gjuha e Sali Berishës ndaj kreut të SPAK është ndezur ndjeshëm.
“Vijnë në një moment delikat. Kanë ardhur pas një veprimi do ta quaja kriminal të z.Berisha, ku publikoi një foto të kreut të SPAK Altin Dumanit me bashkëshorten e vet, me një familjar, është me vërtet akt kriminal. Të sulmosh kreun e SPAK politikisht mund ta sulmosh sa të duash, por ta shumosh kreun e SPAK, të atij njeriu, që nuk ka vetëm çështjen e Berishës, por ka dhe 40 banda të tjera, kjo është e rrezikshme, kjo është përtej kalimit të vijës së kuqe. Deklarata e sotme janë një ujë i madh në atë zjarrin që kërkon të ndezë Berisha në SPAK”, tha ai./abcnews.al