Amerika teston të ardhmen e PD? Leka: Rama e ka të sigurt mandatin e katërt, ja kush është shqetësimi i perëndimorëve

Më të fundit


TIRANË- Takimi i të dërguarës me punë të SHBA në Tiranë, Nancy VanHorn me disa deputetë të Partisë Demokratike, dëshmon se SHBA i kanë mbyllur llogaritë me Sali Berishën, pas shpalljes “non grata”.

Analisti Martin Leka i ftuar në “Real Story” tha se kjo qasje e ambasadës amerikane synon të përçojë mesazhin tek ata deputetë të PD, se me Sali Berishën nuk mund të vijnë në pushtet në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të 2025.

“Është e qartë tashmë, që shpresa e vetme për të ardhur në pushtet hipotetikisht për ata demokratë që ende mund të besojmë gënjeshtrat të kreut të PD është ky rast dhe pas këtij rasti nuk ka një herë të katërt dhe pafundësisht… Disa deputetë të PD, që janë sot apo dhe ata që do jenë në listat për zgjedhjet, do ta kuptojnë që ky është rasti i fundit, që një parti e udhëhequr nga Sali Berisha të vijë në pushtet, kështu që e vetmja mënyrë për të krijuar një lloje strukturë demokratike për PD është një shkëputje nga trungu i madh që ka eshkën Sali Berishën, e cila është gjithmonë një vatër që po u ndez fik gjithë pemën. Logjika politika të çon drejt kësaj, që është një formë për të bindur dhe për të realizuar një çarje të grupit të deputetëve të Berishës për të filluar të krijohet një opozitë e re, e them në thonjëza, dhe mos të harrojmë faktin, sërish në mënyrë hipotetike, se disa parti të reja, që nuk janë as me Berishën dhe as me Ramën, që mund të formojnë një grup të konsoliduar parlamentar që do të bëjë një opozitë të vërtetë”, tha ai.

Ai pohoi se Edi Rama do të fitojë një mandat të katërt, ndërsa halli që shqetëson amerikanët, evropianët dhe shqiptarët është mungesa e një opozitë të vërtetë në Parlament. Në këtë kushte shton Leka duhet parë , që edhe nëpërmjet partive të reja të krijohet një grup parlamentar, që do jetë një zë dhe oponencë e fortë për Edi Ramën.

“Në kushtet që Edi Rama e ka të sigurt mandatin e katërt, ne, amerikanët ose dhe evropianët duan një opozitë të fortë dhe opozitë të fortë me Sali Berishën ata nuk mund të kenë, atëherë duan një opozitë që të jetë e baraslarguar nga Rama dhe Berisha”, tha ai./abcnews.al



Skip to toolbar