Media gjermane pranon se artikujt për Portin e Durrësit ishin të gabuara dhe i tërheq mbrapsht

AKTUALITET


“BurdaForward GmbH”, kompania mëmë e portalit ‘Focus online’, rrëzon si të gabuara dhe të paautorizuara dy shkrime të lidhura me Shqipërinë dhe Portin e Durrësit që portali kishte publikuar në muajin nëntor.

Të dyja shkrimet e publikuara nga “Focus Online”, u përdorën asokohe nga partia demokratike për të sulmuar qeverinë, duke ngritur spekulime mbi koncensionin e Portit të Durrësit.

Por sot, kompania mëmë e websajtit gjerman, njofton se të dyja shkrimet janë fshirë nga platforma, pasi rezultoi se ato ishin të gabuara dhe të publikuara pa autorizim.

“Dëshirojmë t’ju informojmë se të dy artikujt mbi Portin e Durrësit, i datës 29 nëntor, dhe ai i datës 20 nëntor, janë fshirë”, shkruan bordi editorial.

Në letrën e bordit editorial për publikun, i bëhet thirrje gazetarëve që të heqin nga raportimet e tyre të gjitha referencat mbi këto dy artikuj të gabuar.

Nuk dihet nëse kjo thirrje do të bjerë edhe në veshët e Gazment Bardhit, që citonte dy shkrimet për të sulmuar qeverinë shqiptare, por letra e bordit të “Burda Forward”, tregon se në rastin më të mirë, shkrimet ishin me burime të pasakta, ndërsa në rastin më të keq, të nxitura dashakeqësisht.



Skip to toolbar