5 vjetori i SPAK, SHBA: Prokurorët e SPAK të lejohen të aplikojnë pas përfundimit të mandatit

AKTUALITET


Zv.ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Alexandër Kasanof, i pranishëm në ceremoninë e 5-vjetorit të krijimit të SPAK, tha se prokurorët e SPAK duhet të lejohen të shërbejnë sërish pas përfundimit të mandatit 

“Për t’u siguruar që SPAK-u do të vazhdojë pa ndërprerje luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në të ardhmen, ne besojmë se prokurorët e SPAK-ut duhet të lejohen të aplikojnë për të shërbyer sërish pas përfundimit të mandatit të tyre aktual”.

Ai theksoi se “dështimi për të realizuar këtë, rrezikon të ndërpresë përpjekjen më të suksesshme kundër krimit e korrupsionit në historinë shqiptare dhe humbjen e profesionistëve më me përvojë”. 

Sipas tij, SPAK është në prej institucioneve më të besueshme në Shqipëri, por nuk mund të zgjidhë të gjitha problemet e vendit, pasi lufta e korrupsionit është detyrë e të gjithëve.

“Drejtësia do të shkojë në vend. askush nuk është mbi ligjin. Përveç se jepni përgjegjësi para qytetarëve aktet tuaja duhet të rezultojnë përgjegjëse përpara drejtësisë. Këto procese, çuarja e drejtësisë përpara është thelbësore për të ndërtuar një sistem të mirë të drejtësisë. Institucionet e pavarura duhet të jenë efikase.

Pavarësia e SPAK mbetet thelbësore. SPAK është në prej institucioneve më të besueshme në Shqipëri. SPAK e Dumani nuk mund të zgjidhë të gjitha problemet e Shqipërisë. Edhe institucionet e tjera duhet të tregojnë kurajo dhe dinjitet. Lufta e korrupsionit është detyrë e të gjithëve”.

Kasanof theksoi se “gjatë 5 viteve të SPAK ne kemi parë të ardhmen më me shpresë që një e ardhme më demokratike është e mundur”.

Vizita e zëvendës ndihmës sekretarit për Ballkanin Perëndimor, Alexandër Kasanof në Shqipëri vjen në 5-vjetorin e SPAK dhe pesë muaj pasi u emërua nga Departamenti Amerikan i Shtetit në këtë  detyrë. 



Skip to toolbar