Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në Tiranë ku dy persona kanë humbur jetën.
Altin Maksuti dhe Vladimir Bengu të cilët ishin të afërm mes tyre u asfiksuan nga rrjedhja e gazit në banesën e tyre, në rrugën ‘Marije Kraja’.
Sipas policisë, bëhet fjalë për rrjedhje gazi të shkaktuar nga bombula e ngrohjes.
Pronari i banesës jetonte në Greqi dhe kishte shkuar së bashku me të afërmin e tij për të kryer riparime në banesë. Të dy personat kanë qëndruar në banesë dhe kanë qenë familjarët ata që kanë njoftuar policinë pasi nuk iu përgjigjeshin thirrjeve në telefon. / abcnews.al