Shtyhet gjyqi për Dogjanin/ Deputeti demokrat akuzohet për deklarim të rremë të pasurisë

AKTUALITET


Shtyhet për të dytën herë seanca paraprake në ngarkim të deputetit të Partisë Demokratike, Asllan Dogjani.

Ky i fundit ka paraqitur raport mjekësor për gjendjen e tij, çka ka sjellë shtyrjen e seancës në Gjykatën e Posaçme.

Asllan Dogjani akuzohet nga SPAK për veprën penale deklarim i rreme i pasurisë. Seanca u shty për 10 janar 2025.



Skip to toolbar