Vijon bllokimi te ‘Pallati me Shigjeta’/ Konfrontime fizike mes protestuesve dhe policisë

AKTUALITET


Gazetarja Xhoana Çallaku raportoi për ABC News nga ‘Pallati me Shigjeta’ ku protestuesit vazhdojnë të mbajnë rrugën e bllokuar. Sipas gazetares, ka një protestë nga ana e drejtuesve të mjeteve që i bien borive. Gjithashtu, gazetarja raportoi se kishte një konfrontim fizik mes protestuesve dhe policisë.

“ Vijon të mbetet rruga e bllokuar dhe automjetet kanë më shumë se dy orë të bllokuar. Drejtuesit e mjeteve në shenjë proteste i bien borieve. Më herët kemi pasur tensione të lehta mes protestuesve dhe policisë pasi nuk i janë përgjigjur urdhërit të tyre. Kemi pasur një konfrontim fizik mes policisw dhe protestuesve.

Pak minuta më herët pati një përplasje mes tyre ku ishte dhe deputeti Agron Gjekmarkaj i cili u transportua drejt spitalit me makinë personale. Në këto momente shohim një autoambulancë e cila ka çarë vargun e protestuesve dhe të makinave, ku po ndihmohet edhe nga policia. Kalimi i autoambulancës është i vështirë. Ky është rasti i dytë pasi dhe një tjetër qytetare kërkoi të kalonte pasi kishte fëmijën sëmurë. Më herët kemi parë edhe një autoambulancë e cila është lejuar të kalonte.

Ka pasur tentativa të vazhdueshme nga policia për të zhbllokuar rrugën, por këta të fundit kanë shfaqur rezistencë dhe nuk i janë bindur urdhrit.” / abcnews.al



Skip to toolbar