Policia njofton se rreth orës 00:35, në parkingun e një firme private në rrugën Ali Demi, një defekt elektrik ka shkaktuar një zjarr që ka përfshirë një autobus linje.
Si pasojë e shpërndarjes së flakëve, janë djegur edhe dy autobusë të tjerë.
Aktualisht, grupi hetimor po punon për të zbardhur shkaqet e ngjarjes dhe për të sqaruar rrethanat e shkakut të zjarrit.