Të paktën 12 persona humbën jetën si pasojë e një shpërthimi të madh në një fabrikë eksplozivësh në veriperëndim të Turqisë.
Ministri i Brendshëm Ali Yerlikaya shkoi menjëherë në vendngjarje, teksa konfirmohen se nga shpërthimi 4 persona të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Shpërthimi ndodhi në një fabrikë në fshatin Kavakli në provincën Balikesir, ndërsa guvernatori i rajonit tha se nuk kishte dyshime për sabotim.
Zjarrfikësit ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për fikjen e zjarreve teksa situata është delikate për shkak të materialeve që ndodhen në fabrikë.