Shkencëtarët japin alarmin: Toka mund të goditet nga një shpërthim i madh vullkanik

AKTUALITET


Shkencëtarët kanë paralajmëruar se Toka mund të goditet nga një shpërthim i madh vullkanik gjatë këtij shekulli, ndërsa nuk ka plane për t’u mbrojtur.

Një ngjarje e tillë, sipas ekspertit të klimës, Dr. Markus Stoffel, mund të shkaktojë një “kaos klimatik” të ngjashëm me shpërthimin e vitit 1815 të malit Tambora në Indonezi. Ky shpërthim lëshoi 24 milje kubike gazra dhe pluhur në atmosferë, duke shkaktuar një ulje drastike të temperaturave globale.

Përveç ndikimit të temperaturave, kjo situatë krijoi shtim të sëmundjeve, ku vdiqën me mijëra njerëz. Ndryshe nga “Viti Pa Verë” që pasoi shpërthimin e Tambora, një vullkan i shekullit 21 do të shtonte probleme të tjera, si pasojë e varësisë së njerëzimit nga karburantet fosile. Dr. Michael Rampino shpjegon se efekti mund të jetë më i keq sesa në vitin 1815, pasi bota është më e paqëndrueshme tani.

Kërkimet e Dr. Thomas Aubry sugjerojnë se atmosfera më e nxehtë do të shpërndajë më shpejt gazin sulfurik dhe aerosolat që formon, duke intensifikuar efektin e ftohjes.



Skip to toolbar