Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në qendrën tregtare Alanya në Vladikavkaz të Rusisë. Shpërthimi ka ndodhur në katin me të lartë, dhe deri më tani nuk raportohet për viktima.
Zjarri shpërtheu brenda objektit, ndërsa personat që ishin në rrugë janë lënduar nga copëzat e xhamit që binin. Në vendin e ngjarjes kanë dalë shumë autoambulanca për të ndihmuar të lënduarit.
Deri më tani nuk dihet shkaku i këtij shpërthimi të fuqishëm, kurse disa media ruse raportojnë se bëhet fjalë për rrjedhje gazi.